RTV AHIRETI
FutbollLajmeSportTurqi

Osmani ftohet në ceremoninë e inaugurimit të Erdoganit si president i Turqisë

osmani-ftohet-ne-ceremonine-e-inaugurimit-te-erdoganit-si-president-i-turqise

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pritet të jetë prezentë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Osmani siç mëson Telegrafi tashmë ka pranuar ftesën nga Erdogan për të qenë prezentë në këtë ceremoni më datë 3 qershor.

Recep Tayyip Erdogan do të vazhdojë të jetë në pushtet, pasi fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi.

Erdogan ka kaluar dy dekada në pushtet, duke shërbyer si kryeministër i Turqisë nga viti 2003 deri në 2014, kur ai u zgjodh president.

Ai të dielën e 28 majit u përball me një balotazh presidencial nga i cili thuhet se doli fitues, që do ta bëjë atë të zgjasë pushtetin e tij në një dekadë të tretë.

Zgjedhjet erdhën tre muaj pasi një pjesë e vendit u shkatërruan në rrënoja në tërmetin më shkatërrues që nga viti 1999.

Related posts

Bllokohet rruga në afërsi të pikës kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Merdar

admin

77 vjet nga Nagasaki, armët bërthamore kërcënim aktual

admin

Pas vrasjes së Ismail Haniyeh, Hamasi raportohet se ka zgjedhur pasardhësin e tij! Ja kush do të jetë lideri i ri

admin