RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i financave i Iz’raelit: Do të ishte ‘çmenduri’ t’i jepet fund lu’ftës në Ga’za tani

ministri-i-financave-i-iz’raelit:-do-te-ishte-‘cmenduri’-t’i-jepet-fund-lu’ftes-ne-ga’za-tani

Ministri izraelit i Financave Bezalel Smotrich deklaroi këtë të hënë se do të ishte një gabim i madh të ndalohej tani operacioni ushtarak izraelit në Rripin e Gazës.

Smotrich, kreu i një partie të ekstremit të djathtë që favorizon zgjerimin e vendbanimeve hebraike dhe është pjesë e koalicionit qeverisës nën Benjamin Netanyahu, në një platformë në platformën X shkruan se “Hamasi po shkatërrohet dhe po lutet për një armëpushim. Tani është koha për të mbytur armikun derisa ta shtypim dhe shkatërrojmë atë. Do të jetë marrëzi nëse ndalemi tani, pak para fundit, dhe e lejojmë atë të shërohet dhe të na luftojë përsëri”.

Njoftimi erdhi ndërsa zyrtarët izraelitë vazhdojnë bisedimet e ndërmjetësuara për të arritur një marrëveshje armëpushimi me Hamasin.

Hamasi njoftoi dje të dielën se pranon të negociojë fatin e pengjeve dhe lirimin e të burgosurve palestinezë në mungesë të një armëpushimi të përhershëm. /abcnews

Related posts

Osmani sot përballet me Vuçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

rezart morina

Zonja e Parë Turke përparon planet pas samitit “Një zemër për Palestinën”

rezart morina

Bislimi: Ka nevojë për një takim shtesë për dinarin

rezart morina