RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani sot përballet me Vuçiqin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

osmani-sot-perballet-me-vuciqin-ne-keshillin-e-sigurimit-te-okb-se

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në ShBA për ta përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila do të mbahet sot.

Në seancën e KSKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën do të mbahet të hënën në ora 16:00, sipas kohës lokale të Kosovës, respektivisht në ora 10:00, sipas kohës së New York-ut.

Related posts

Blinken: Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO

admin

Zelensky: Ukraina po forcon mbrojtjen kundërajrore kundër dronëve rus për të mbrojtur qytetet në vijën e frontit

admin

Tre kongresmenët amerikanë paraqesin rezolutë në Kongres: Kosova të anëtarësohet në NATO

admin