RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm iranian: 130 persona ishin në bordin e fregatës së sulmuar nga SHBA-ja

ministri-i-jashtem-iranian:-130-persona-ishin-ne-bordin-e-fregates-se-sulmuar-nga-shba-ja

Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Araghchi tha sot se 130 marinarë ishin në bordin e një anijeje luftarake iraniane që u godit nga SHBA-ja një ditë më parë në brigjet e Sri Lankës, transmeton Anadolu.

“SHBA-ja ka kryer një mizori në det, 2.000 milje larg brigjeve të Iranit. Fregata Dena, një mysafire e Marinës së Indisë që mbante pothuajse 130 marinarë, u godit në ujërat ndërkombëtare pa paralajmërim”, shkroi ministri i Jashtëm, Araghchi në platformën amerikane të mediave sociale X.

“Mbani mend fjalët e mia: SHBA-ja do të pendohet thellë për precedentin që ka vendosur”, paralajmëroi ai.

Deri më tani, të paktën 87 marinarë janë konfirmuar të vdekur pasi anija IRIS Dena u sulmua nga një torpedo amerikane pranë Sri Lankës të mërkurën. Autoritetet e Sri Lankës thanë se 32 marinarë të anijes IRIS Dena u plagosën dhe po trajtohen në spitalin “Karapitiya” në Galle.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi është duke u zhvilluar në ujërat pranë qytetit jugor Galle për marinarët e zhdukur.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth konfirmoi se forcat amerikane sulmuan anijen luftarake iraniane, e cila kishte marrë pjesë në një stërvitje detare pranë brigjeve indiane muajin e kaluar.

IRIS Dena është një fregatë e klasit “Moudge” që shërben në Flotën Jugore të Marinës Iraniane.

Para sulmit, anija luftarake iraniane kishte marrë pjesë në stërvitjen detare shumëkombëshe “Milan 2026” dhe rishikimin e flotës të mbajtur në Gjirin e Bengalit. Ishte në rrugën e kthimit në shtëpi.

Sulmi ndodhi ndërsa Izraeli dhe SHBA-ja kanë vazhduar një sulm në shkallë të gjerë ndaj Iranit që nga e shtuna, duke vrarë të paktën 926 persona, përfshirë Khamenein dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Related posts

Zelenskyy: Ukraina po përgatit bazën për marrëveshje më të thella sigurie në Evropë

Irfan Jahiu

Mianmari konfirmon se rreth 309 mijë Rohingya kanë të drejtë të kthehen pasi të përmirësohet siguria në Rakhine

Hevzi

E rëndë në Kosovë/ Ndërron jetë në një qendër masazhesh një shtetas i huaj, punonjëset: U ndje keq dhe…

admin