RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Irani nuk ka kërkuar furnizim me armë

rusia:-irani-nuk-ka-kerkuar-furnizim-me-arme

Rusia ka bërë të ditur se Irani nuk i ka kërkuar ndihmë ushtarake gjatë luftës që po zhvillohet aktualisht në rajon.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Teherani për furnizim me armë.

“Irani nuk ka bërë asnjë kërkesë për këtë. Qëndrimi ynë është i njohur dhe nuk ka ndryshuar”, deklaroi Peskov kur u pyet nëse Rusia planifikon t’i ofrojë mbështetje materiale Iranit, përfshirë armë.

Vitin e kaluar, Irani dhe Rusia nënshkruan një marrëveshje strategjike partneriteti 20-vjeçar.

Rusia gjithashtu po ndërton dy njësi të reja bërthamore në Bushehr, ku ndodhet centrali i vetëm bërthamor i Iranit. Nga ana tjetër, Irani i ka furnizuar Rusisë dronë Shahed, të cilët janë përdorur në luftën kundër Ukrainës. /mesazhi

Related posts

Erdoğan: Sulmet në Gaza ndaj spitaleve, vendeve të kultit dhe objekteve “çnjerëzore dhe barbarizëm”

Muhamet Ramadani

Gjermania i bën thirrje Izraelit të respektojë armëpushimin në Gaza

admin

Gazetarja palestineze Maram Salem fiton gjyqin kundër Deutsche Welle

admin