RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm sirian: Sharaa dhe Trump zhvilluam takim “konstruktiv” mbi unitetin dhe rindërtimin e Sirisë

ministri-i-jashtem-sirian:-sharaa-dhe-trump-zhvilluam-takim-“konstruktiv”-mbi-unitetin-dhe-rindertimin-e-sirise

Presidenti sirian Ahmad al-Sharaa zhvilloi takim “konstruktiv” me presidentin amerikan Donald Trump në Washington, pas muajsh përgatitjesh intensive, tha ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad al-Shaibani, transmeton Anadolu.

Në rrjetin social amerikan X, Shaibani tha se bisedimet përfshinë “çështjen e Sirisë në të gjitha aspektet e saj”, duke theksuar mbështetjen për unitetin e Sirisë, rindërtimin dhe heqjen e pengesave për rimëkëmbjen e saj.

Ai shtoi se “populli sirian gjithmonë meriton një të ardhme më të mirë”.

Sharaa u largua nga Shtëpia e Bardhë sot, pas rreth një orë e gjysmë bisedimesh me presidentin amerikan Donald Trump dhe zyrtarë të lartë.

Vizita ishte e para e një udhëheqësi sirian në Shtëpinë e Bardhë që nga pavarësia e vendit pothuajse 80 vjet më parë.

Related posts

Studentja japoneze që u konvertua në Islam po mëson arte turke në Stamboll

admin

Sveçla: Përgëzoj Policinë për profesionalizmin në ballafaqimin me grupe kriminale në veri

admin

Rakiq: Vuçiq mendon se duhet të hiqen barrikadat

admin