RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Prokuroria ndalon përkohësisht numrimin e votave në Mitrovicë

prokuroria-ndalon-perkohesisht-numrimin-e-votave-ne-mitrovice

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka urdhëruar ndërprerjen e numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale në Komunën e Mitrovicës.

Sipas Prokurorisë, kjo është bërë pas raportimeve të paraqitura për parregullësi.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik se ka urdhëruar që përkohësisht të ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletë votimeve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës.

Kjo ka ardhur si pasojë e raportimit të parregullsive të paraqitura që kanë rezultuar me ndërprerjen e votimit nga ana e komisionerëve, për shkak të numrave serikë të ndryshëm në disa fletëvotime, ku është aluduar për gabime teknike, e po ashtu ka pasur edhe pretendime se kemi të bëjmë me manipulim të qëllimshëm me fletë votime.

Për këto arsyera, dhe me qëllim të shmangies të të gjitha dilemave, kjo urdhëresë vlen deri në marrjen e një përgjigje zyrtare nga operatori ekonomik që ka shtypur fletë votimet, e ku do të konfirmohet se a kemi të bëjmë me gabim teknik apo me manipulim të fletë votimeve, dhe varësisht nga përgjigja e marrë do të procedohet më tutje.

Related posts

Rusia: Tre persona të vrarë në sulmin ukrainas me dronë në rajonin e Rostovit

Muhamet Ramadani

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, deputeti i PS: Ishte një mesazh paralajmërimi! Tani Tel Avivi duhet të mendohet mirë

admin

Sulmi i papritur i Ukrainës në Rusi, ministrja e Jashtme e Letonisë: Kievi ka të drejtë të përdorë armët e NATO-s

admin