RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i jashtëm turk mori pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit brazilian

ministri-i-jashtem-turk-mori-pjese-ne-ceremonine-e-betimit-te-presidentit-brazilian

Ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu mori pjesë të dielën në ceremoninë e betimit të Luiz Inacio Lula da Silva-s, i cili u kthye në pushtet si president i Brazilit për një mandat të tretë, transmeton Anadolu Agency (AA)

“Mora pjesë në ceremoninë e betimit të Lula-s, President i Brazilit. Përcolla mesazhin e urimit të Presidentit (Recep Tayyip) Erdoğan” shkroi Çavuşoğlu në Twitter, duke postuar një foto të tij duke uruar Lula-n.

Nëntëmbëdhjetë liderë të huaj morën pjesë gjithashtu në ceremoninë e mbajtur në kryeqytetin Brazilia.

Më 30 tetor të vitit të kaluar, Lula mundi presidentin e deritanishëm Jair Bolsonaro në një garë të ngushtë, duke mbledhur 50,9 për qind të votave krahasuar me 49,1 të Bolsonaros, sipas Gjykatës së Lartë Zgjedhore të Brazilit.

Lula kishte qenë kandidat gjatë zgjedhjeve presidenciale 2018, derisa dënimet për korrupsion dhe pastrim parash kufizuan aspiratat e tij politike. Ai u dërgua në burg dhe Bolsonaro fitoi presidencën.

Në vitin 2019, Lula u lirua nga burgu pasi dënimet e tij u rrëzuan nga Gjykata e Lartë, duke e lejuar atë të kandidojë sërish për postin.

Ai ishte një figurë me ndikim gjatë epokës së “baticës rozë” – një periudhë kur shumë vende të Amerikës Latine u kthyen drejt së majtës.

Ngritja e ish-liderit sindikalist në presidencë vjen pasi Amerika Latine ka dëshmuar një valë të re të liderëve të majtë rajonalë nga Argjentina, Bolivia, Kili, Kolumbia, Hondurasi, Meksika dhe Peruja.

Related posts

Gruaja e Navalny-t dyshon në vdekje e burrit të saj, thotë se informacionet vijnë vetëm nga burimet shtetërore ruse

admin

Takimi për dinarin në Bruksel, Kosova pajtohet me propozimin e Lajçakut. Serbia kërkon kohë shtesë

admin

Xhamia Blu në Stamboll rihapet pas restaurimit 6-vjeçar – VIDEO

rezart morina