RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Ministri i ri i Mbrojtjes, letër të hapur për stafin civil dhe ushtarak të FSK-së

​ministri-i-ri-i-mbrojtjes,-leter-te-hapur-per-stafin-civil-dhe-ushtarak-te-fsk-se

Ministri i ri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u është drejtuar përmes një letre të hapur zyrtarëve në këtë institucion dhe të gjithë ushtarakëve.

Ai ka shkruar se do të vazhdojnë të zhvillojnë kapacitetet e ministrisë, për të siguruar udhëzime strategjike efektive dhe mbikëqyrje demokratike të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci ka thënë se do të vazhdojnë transformimin e FSK-së në forcë me kapacitete të plota ushtarake dhe të gatshme për të përmbushur misionin e saj “mbrojtjen territoriale, pjesëmarrjen në misione ndërkombëtare dhe sigurimin e mbështetjes për agjencitë dhe autoritetet civile”.

Maqeodnci i cili për më shumë se dy dekada ka shërbyer si ushtarak, ka thënë se gjatë gjithë kohës ka qenë dëshmitar i transformimit të FSK-së në një ushtri profesionale siç është sot.

“Jam i ngazëllyer dhe i entuziazmuar të filloj udhëheqjen e këtij institucioni profesional të civilëve, ushtarëve dhe oficerëve, për të punuar së bashku në zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e objektivave. Së bashku do kontribuojmë në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, duke siguruar kështu sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

Related posts

Mbi 3 milionë euro tender, Prishtina bën hapin final për ndërtimin e unazës qendrore

RTI

Suedia lejon praninë e përkohshme të trupave të NATO-s

admin

Tërmeti në Siri “zhvendos” mbi 170 mijë persona

rezart morina