RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit i ekstremit të djathtë kërkon vazhdimin e pushtimit të Gazës

ministri-izraelit-i-ekstremit-te-djathte-kerkon-vazhdimin-e-pushtimit-te-gazes

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare nga ekstremi i djathtë, Itamar Ben-Gvir ka mbrojtur idenë se është “gabim” tërheqja e ushtarëve izraelitë nga disa pika në veri të Rripit të Gazës nën bllokadë dhe ka bërë thirrje për vazhdimin e pushtimit në rajon deri në arritjen e objektivave të përcaktuara, transmeton Anadolu.

Nga platforma e medias sociale X, Ben-Gvir bëri deklarata lidhur me lëshimin e shumë raketave nga Gaza drejt Izraelit.

Duke vënë në objektiv Kabinetin e Luftës në të cilin ai nuk është përfshirë, Ben-Gvir ka pretenduar se është “gabim” tërheqja e forcave izraelite nga disa pika në veri të Rripit të Gazës.

Ai pretendoi se raketat e lëshuara në rajonin Netivot u hodhën nga zonat në veri të Gazës nga ku forcat izraelite u tërhoqën. Ben-Gvir tha se “Raketat tregojnë edhe njëherë se pushtimi i Gazës është i nevojshëm për realizimin e objektivave të luftës”.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, në një deklaratë të bërë dje njoftoi se ka përfunduar “faza intensive” e sulmit tokësor në veri të Rripit të Gazës.

Shtypi izraelit shkroi se është tërhequr Divizioni i 36-të në Rripin e Gazës, ku ushtria izraelite vazhdon pushtimin dhe sulmet e saj.

Related posts

Forcat izraelite intensifikojnë bombardimet në Libanin jugor, sulmohet edhe një shkollë në qytetin Khiam

admin

Palestinezët përballen me ‘shkelje të rënda’ në burgjet izraelite

Muhamet Ramadani

Vritet nga bashkëshorti një grua në Pejë

admin