RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani dekreton 15 gjyqtarë me mandat fillestar

osmani-dekreton-15-gjyqtare-me-mandat-fillestar

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ka dekretuar 15 gjyqtarë me mandat fillestar.

Osmani ka potencuar se integriteti dhe profesionalizimi i gjyqtarëve, janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë, përcjell teve1.info.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 15 gjyqtarë me mandat fillestar.Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar. Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Related posts

Brazili kërkon ndihmën e SHBA për hetimet ndaj ish-presidentit Bolsonaro

Muhamet Ramadani

Vritet aksidentalisht një 5-vjeçar në Vushtrri, u qëllua me armë zjarri

Muhamet Ramadani

VIDEO- Troket Viti i Ri 2026 në Zelandën e Re, spektakël fishekzjarrësh në Auckland

admin