RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri izraelit thirrje për marrëveshje për kthimin e pengjeve

ministri-izraelit-thirrje-per-marreveshje-per-kthimin-e-pengjeve

Ministri i Kabinetit të Luftës së Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se autoritetet izraelite duhet të ndalojnë së mashtruari veten dhe të arrijnë një marrëveshje për të rikthyer pengjet e mbajtura në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas gazetës izraelite Yedioth Ahronoth, ministri citohet të ketë thënë gjatë një takimi të kabinetit të luftës se nevojiten “vendime të guximshme”.

“Pengjeve po u mbaron koha dhe çdo ditë që kalon e ekspozon jetën e tyre në rrezik. Kjo është një kohë kritike për të marrë vendime të guximshme”, citohet të ketë thënë ministri në raportim.

Përderisa Eisenkot dhe ministri tjetër i Kabinetit të Luftës Benny Gantz mbështesin arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbim pengjesh me Hamasin, gazeta raporton se kryeministri Benjamin Netanyahu dhe ministri i Mbrojtjes Yoav Galant e kundërshtojnë këtë marrëveshje të mundshme.

Hamasi besohet se mban 136 izraelitë pas sulmit të tij ndërkufitar më 7 tetor.

Izraeli nisi sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës në të cilat vrau mbi 24 mijë palestinezë dhe plagosi mbi 60 mijë të tjerë.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 85 për qind e popullsisë së Gazës është e zhvendosur brenda vendit dhe përballet me mungesë akute të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar.

Related posts

Franca përballet me thatësirën më të keqe në histori

admin

Shifra rekorde imigrantësh në Britani, veçohen shqiptarët

admin

Altun: Lufta kundër FETO-s, prioritet kryesor i Turqisë

admin