RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lajçak thotë se me Bislimin u pajtuan që zbatimi i shpejtë i marrëveshjeve është urgjent

lajcak-thote-se-me-bislimin-u-pajtuan-qe-zbatimi-i-shpejte-i-marreveshjeve-eshte-urgjent

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka thënë se kanë për disa tema të dialogut dhe pritjet për avancim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Lajçaka ka thënë se në këtë takim i cili u zhvilluar para nisjes së Forumit Ekonomik Botëror, që do të mbahet në Davos, tha se me Bislimin u pajtuan që zbatimi i marrëveshjeve është urgjent.

“Para takimit në Davos u takova me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, për të diskutuar një gamë të gjerë të temave të dialogut dhe pritjeve për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në periudhën e ardhshme. Ne ramë dakord që zbatimi i shpejtë i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit është urgjent”, ka shkruar ai në X.

Lajçak të dielën ka thënë se në Davos do të ketë takime të shumta, ndërsa që pritet të zhvillojë takime të ndara edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Related posts

Pezullimi i marrëveshjes godet sigurinë globale të ushqimit

rezart morina

MINT publikon çmimoren e re të produkteve të naftës

admin

Spanja heq TVSH-në për ushqimet bazë

admin