RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri kinez i Mbrojtjes nga Konferenca e Sigurisë në Moskë zotohet për ribashkimin e Tajvanit

ministri-kinez-i-mbrojtjes-nga-konferenca-e-sigurise-ne-moske-zotohet-per-ribashkimin-e-tajvanit

Duke kundërshtuar atë që ai e quajti “frenim i Kinës”, ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu, ka deklaruar se ribashkimi i Tajvanit me kontinentin është “i pashmangshëm”, raporton Anadolu.

“Çështja e Tajvanit është një çështje e brendshme kineze që nuk lejon ndërhyrjen e jashtme, ndërsa ribashkimi me Kinën është i pashmangshëm”, deklaroi Li në Konferencën e 11-të të Sigurisë Ndërkombëtare në Moskë.

Ministri kinez i Mbrojtjes udhëtoi në Rusi për të marrë pjesë në forumin vjetor, nga ku vazhdoi për në Bjellorusi për një vizitë zyrtare.

“Të luash me zjarrin lidhur me çështjen e Tajvanit dhe përpjekjet për të ‘frenuar Kinën për Tajvanin’ janë të destinuara të dështojnë”, tha Li, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kinës.

Kina e konsideron Tajvanin si “provincën e saj të shkëputur” ndërsa Taipei këmbëngul për pavarësinë e saj që nga viti 1949.

Duke përsëritur Iniciativën e Sigurisë Globale të presidentit kinez, Xi Jinping, Li tha se ajo mbron “sigurinë e përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme”.

“Ajo promovon një rrugë të re sigurie që paraqet dialog në vend të konfrontimit, partneritet në vend të aleancës dhe fitimin në vend të shumës zero”, shtoi ai.

“Ushtria kineze është një forcë e qëndrueshme për paqen botërore. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të forcojmë besimin e ndërsjellë në strategjitë ushtarake dhe të sigurisë dhe bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme profesionale me ushtritë e vendeve të ndryshme, të ndërtojmë së bashku një platformë bashkëpunimi për sigurinë dhe të japim kontribute të reja dhe më të mëdha për të ruajtur sigurinë globale”, tha Li.

Në margjinat e konferencës, Li zhvilloi një takim me homologun e tij rus, Sergei Shoigu, dhe krerët e departamenteve të mbrojtjes dhe forcave të armatosura të Iranit, Arabisë Saudite, Kazakistanit, Vietnamit dhe vendeve të tjera, shtoi deklarata e ministrisë.

Related posts

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite tejkalon 35 mijë

RTI

Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 1900; 49 palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor

admin

Putin takon homologun e tij kongolez, dy vendet zotohet të luftojnë kundër neokolonializmit

admin