RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Medvedev: Perëndimi nuk është i interesuar për paqen, por për të fituar para

medvedev:-perendimi-nuk-eshte-i-interesuar-per-paqen,-por-per-te-fituar-para

Perëndimi nuk është i interesuar për negociatat për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, por kërkon të fitojë sa më shumë para për kompleksin e tij ushtarako-industrial.

Kështu deklaroi zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev.

“Fjalimi i tyre se është koha për t’u ulur në tryezë dhe për të filluar bisedimet e paqes është thjesht mashtrim. Ata duan të vazhdojnë të rrotullojnë volantin ushtarak për të fituar para për buxhetet e tyre,” tha ai.

Lufta në Ukrainë është sot në ditën e 539. Kievi ka konfirmuar për herë të parë se është përgjegjës për sulmet e tetorit dhe të muajit të kaluar në urën e Krimesë. CNN ka siguruar një video ekskluzive të bombardimit të korrikut nga Shërbimi i Sigurisë Civile të Ukrainës (SBU).

“Qytetarët dhe qeveria, të gjithë duhet të përgatiten për një luftë të gjatë dhe të vështirë ”, thotë Kievi, i cili gjithashtu njofton se ka ripushtuar fshatin Urozhaine në rajonin e Donetskut, në lindje të vendit. /dita

Related posts

41 persona humbin jetën nga zjarri në një kishë të Kajros

admin

Japonia premton 27 milionë dollarë ndihmë humanitare për Turqinë dhe Sirinë

admin

“Asgjë nuk do të na ndalojë”- Kryeministri izraelit: Do të zhdukim brigadat e Hamasit në Rafah

admin