RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri kosovar dhe 4 kryetarë komunash në veri i drejtohen publikut nga Qeveria e Serbisë

ministri-kosovar-dhe-4-kryetare-komunash-ne-veri-i-drejtohen-publikut-nga-qeveria-e-serbise

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka njoftuar se të martën në mesditë, ministri në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq dhe katër kryetarët e komunave veriore, do t’i drejtohen publikut nga Qeveria e Serbisë në Beograd.

Kjo Zyrë ka bërë të ditur se bashkë me ta do të jetë edhe drejtori i saj, Petar Petkoviq, njoftoi Kossev të martën.

Tema për të cilën do ta flasin, nuk është bërë e ditur.

Pjesëmarrës të kësaj konferencë do të jenë edhe kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Rakiq është ministër për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës dhe kryetar i Listës Serbe

Related posts

Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë

RTI

Macron: Marrëdhëniet gjermano-franceze ‘zemra e Evropës’

admin

Një grup tjetër nga garda kombëtare do të niset drejt Turqisë

admin