RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministri Krasniqi takohet me kryetarët e rinj të komunave veriore, bisedojnë për konstituimin e organeve komunale

ministri-krasniqi-takohet-me-kryetaret-e-rinj-te-komunave-veriore,-bisedojne-per-konstituimin-e-organeve-komunale

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është takuar me kryetarët e rinj të katër komunave veriore, Mitrovicë të Veriut, Ubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Ky ishte takimi i parë i MAPL-së me kryetarët e sapozgjedhur.

Krasniqi i ka ururar kryetarët në detyrën e re, duke i njoftuar se MAPL do të jetë në koordinim me ta dhe me asambleistet, për të konsistuuar organet komunale, ashtu siç e përcakton ligji.

“I shoqëruar nga asistentja ekzekutive e Kryeministrit, Arta Berisha, kam pritur në takim Kryetarët e rijnë të zgjedhur në Komunat, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Erdenit, Lulzimit, Izmirit dhe Ilirit i kam uruar përgjegjësinë dhe detyrën e re. MAPL, do të jetë në koordinim me Kryetarët dhe asambleistët e zgjedhur në konstituimin e organeve komunale, brenda afateve kohore të përcaktuara me ligj” ka shkruar Krasniqi në facebook.

Më 23 prill, qytetarët e katër komunave veriore votuan për kryetar komunash dhe asamblesh komunale.

Në Leposaviq, kryetar komune u zgjodh Lulzim Hetemi, në Zubin Potok Izmir Zeqiri, në Zveçan Ilir Peci e në Mitrovicë të Veriut Erden Atiq.

Kujtojmë se këto zgjedhje u bojkotuan në sasi të madhe nga serbët që jetojnë në veri.

Related posts

“Ne japim gjakun tonë për Gazën”, thonë protestuesit në Jemen

Muhamet Ramadani

Sulmet izraelite në jug të Libanit, vritet edhe një tjetër komandant i lartë e Hezbollahut

admin

MAShT tregon numrin e aplikimeve për subvencionim të teksteve dhe materialeve shkollore

Muhamet Ramadani