Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, këtë të mërkurë ka deklaruar se Perëndimi ka vendosur rreth 360,000 ushtarë pranë kufirit midis Rusisë dhe Bjellorusisë.
Ndër të tjera ai ka theksuar se në kuadër të kësaj situate edhe Moska pritet që të rrisë praninë e trupave të saj në kufijtë perëndimorë.
Ministri rus tha se, përveç një numri të madh të ushtarëve, vendet perëndimore kanë vendosur edhe rreth 8,000 automjete të blinduara dhe 650 avionë dhe helikopterë.
Gjithashtu Shoigu theksoi se numri i ushtarëve të NATO-s, të cilët nuk i përkasin vendeve të rajonit, është rritur që nga shkurti i vitit të kaluar afër kufirit të Rusisë dhe Bjellorusisë për dy herë e gjysmë dhe ka kaluar 30 mijë. /abcnews