RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vetëm 9% e britanikëve besojnë se Brexit është më shumë një sukses sesa dështim

vetem-9%-e-britanikeve-besojne-se-brexit-eshte-me-shume-nje-sukses-sesa-deshtim

Vetëm 9% e britanikëve tani e konsiderojnë Brexit-in më shumë si një sukses sesa një dështim, sipas një sondazhi të ri.

”Rreth 62% e njerëzve e përshkruajnë atë si një dështim. Pothuajse dyfishi i tyre, pothuaj 56% thonë se ishte veprim i gabuar.

Numri i votuesve që mendojnë se ishte i gabuar arriti nivelin më të lartë deri më sot, në 22%, tha YouGov.

Shifrat sugjerojnë se shumë njerëz pajtohen me Nigel Farage, ish-udhëheqës i Partisë së Pavarësisë së Mbretërisë së Bashkuar (UKIP) dhe Partisë Brexit, deklaroi javën e kaluar se ”dalja e Britanisë nga BE ka dështuar”.

Shumica prej tyre do të bashkoheshin me Farage në drejtimin e gishtit nga Partia Konservatore, me 75% që deklaruan se “Brexit kishte potencialin të ishte një sukses, por zbatimi i tij nga kjo dhe/ose qeveritë e mëparshme e bëri atë një dështim”. /atsh

Related posts

Shqipëria fillon përgatitjet ligjore për adoptimin e euros si njësi monetare

admin

Bjellorusia nis stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, oficerët dhe trupat trajnohen për të qenë në gatishmëri në rast të miratimit të ligjit ushtarak

admin

Azerbajxhani akuzon Macronin për shtrembërim të rezultatit të takimit për marrëveshjen e paqes me Armeninë

Muhamet Ramadani