Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, zhvilloi një takim me ministrin grek të mbrojtjes, Nikolaos Panagiotopoulos, raporton Anadolu.
Ministri grek Panagiotopoulos i cili mbërriti në qytetin Hatay, të prekur nga tërmetet me qendër në Kahramanmaraş, u prit nga Akar në aeroport
Akar dhe Panagiotopoulos kryen inspektime mbi qytet me helikopter dhe më pas zhvilluan takim kokë më kokë.
Pas informimit të kryer lidhur me punimet e kryera pas tërmetit në Qendrën e Koordinimit të Fatkeqësive në Hatay, Akar dhe Panagiotopoulos pritet të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.