RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjermania: Nuk varemi më nga energjia ruse

gjermania:-nuk-varemi-me-nga-energjia-ruse

Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner, ka thënë se Gjermania nuk varet më nga importet ruse për furnizimet me energji.

Linder ka thënë se Gjermania e ka diversifikuar plotësisht infrastrukturën e energjisë, prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë vitin e kaluar.

Pas nisjes së luftës, Rusia e ka ndalur furnizimin me gaz në Evropë, duke rritur shqetësimet e evropianëve për ndërprerje të rrymës këtë dimër.

Mirëpo Gjermania ka gjetur burime të reja të energjisë, ka thënë Lindner.

“Po, natyrisht se Gjermania është ende e varur nga importet e energjisë, por sot, jo nga importet ruse, por nga tregjet globale”, ka thënë ai.

Në të kaluarën, Gjermania ka importuar nga Rusia gjysmën e gazit që i është nevojitur, si dhe më shumë se një të tretën e naftës.

Rusia i ka ndalur furnizimet me gaz në gusht të vitit të kaluar, derisa Gjermania ka hequr dorë nga importet e naftës ruse në fillim të këtij viti. /tiranapost

Related posts

Rritet numri i viktimave në Gaza: 72,549 të vrarë

admin

Miliarderi australian “ringjall” ëndrrën për të lundruar në Titanikun II, prezantohet plani i ndërtimit të anijes. Ja si do të duket

admin

Jeta e vetmuar dhe sekrete e dy djemve të Vladimir Putin në shtëpinë buzë liqenit! Romanca e presidentin rus me ish-gjimnasten që nisi para se të divorcohej nga gruaja

admin