RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Ministri turk i Mbrojtjes priti në takim shefin e NATO-s

ministri-turk-i-mbrojtjes-priti-ne-takim-shefin-e-nato-s

Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Hulusi Akar zhvilloi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Akar dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, pas një vizite në Monumentin e Dëshmorëve dhe gadishullin historik të Gelibolu-s në Çanakkale, zhvilluan një takim.

Sipas informacioneve, në takim janë trajtuar çështjet si mbrojtja dhe siguria rajonale si dhe çështjet e lidhura me NATO-s ndërsa Akar ka shprehur pikëpamjet e Turqisë.

Ministri Akar tha se Turqia do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e saj në NATO, siç ka bërë deri tani.

Stoltenberg theksoi se Turqia është aleat i rëndësishëm në NATO dhe falënderoi atë për shkak të rolit aktiv në rihapjen e korridorit të drithit.

Related posts

18 minatorë ende të ngujuar në minierën, “Trepça” ndan detaje nga incidenti i orëve të hershme të mëngjesit

Hevzi

Kurti publikon foto me djalin e Enver Zymerit: Dëshira e tij, shpresë se rinia do t’i shërbejë vendit

admin

SHBA-ja finalizon shkëputjen nga OBSH-ja

Muhamet Ramadani