RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri turk i mbrojtjes: ‘Qëndrimi agresiv’ i Izraelit rrit tensionet në rajon

ministri-turk-i-mbrojtjes:-‘qendrimi-agresiv’-i-izraelit-rrit-tensionet-ne-rajon

Ministri turk i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, dënoi sulmet e fundit të Izraelit në Palestinë, duke bërë thirrje për t’u dhënë fund menjëherë, raporton Anadolu.

“Izraeli kreu sulme joselektive në Rripin e Gazës mbrëmë, duke përdorur forcë jo proporcionale. Ne i dënojmë fuqishëm këto sulme”, u tha Akar gazetarëve në kryeqytetin Ankara.

Deklaratat e tij erdhën pasi ushtria izraelite nisi sulme ajrore në Gaza dhe Libanin jugor në orët e para të ditës së sotme.

Përshkallëzimi ndodhi pasi forcat izraelite sulmuan kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe larguan me forcë besimtarët palestinezë për dy netë me radhë.

“Ky qëndrim agresiv, i cili shpërfill të drejtat e njeriut dhe vlerat universale, rrit më tej tensionet në rajon. Është e qartë se këto sulme do të dëmtojnë paqen rajonale”, tha Akar.

“Administrata izraelite duhet të ndalojë menjëherë këto sulme, të cilat vetëm sa do të rrisin kaosin në rajon”, theksoi shefi i mbrojtjes turke.

Related posts

Shkon në 22 numri i të vdekurve në Ukrainë nga sulmi rus në stacionin e trenit

admin

Kryediplomati turk Fidan takon në Stamboll homologun britanik David Cameron

admin

Moldavia thotë se 3 raketa ruse kaluan në hapësirën e saj ajrore

admin