RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Ministri turk i Mbrojtjes uron Maqedoncin për detyrën e re

ministri-turk-i-mbrojtjes-uron-maqedoncin-per-detyren-e-re

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Yaşar Güler ka uruar ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci për emërimin e tij në detyrën e re.

Sipas njoftimit, në letrën e ministrit Yasar thuhet se zgjedhja e ministrit Maqedonci në këtë post të rëndësishëm është shenjë e besimit në eksperiencën, njohuritë si dhe aftësitë profesionale e ushëheqëse të Ejup Maqedoncit.

“Ndërsa shpreh bindjen se bashkëpunimi bazuar në miqësinë e ndërsjelltë dhe mirëkuptimin ndërmjet dy Ministrive dhe Forcave të Armatosura do të thellohet më tutje me kontributin e Ministrit Maqedonci si udhëheqës i këtij institucioni.Në fund Ministri Yasar u uron shëndet, suksese dhe mirëqenie të gjithë anëtarëve të shquar të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Related posts

PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Aleate e rëndësishme dhe partnere e besueshme

admin

Azerbajxhan, fillon “kthimi i madh” në zonat e çliruara nga okupimi

admin

Mesazhi i senatorëve: Moszbatimi i marrëveshjes, mosintegrim në BE e NATO

Muhamet Ramadani