RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Brendshme në Gaza: 70 të vrarë në sulmin izraelit ndaj kolonës së personave të zhvendosur – VIDEO

ministria-e-brendshme-ne-gaza:-70-te-vrare-ne-sulmin-izraelit-ndaj-kolones-se-personave-te-zhvendosur-–-video

Ministria e Punëve të Brendshme në Gaza njofoi se të paktën 70 palestinezë u vranë dhe 200 të tjerë u plagosën në një sulm ajror izraelit mbi një kolonë civilësh të zhvendosur që po shkonte nga Gaza veriore në jug, transmeton Anadolu.

Iyad Al-Buzm, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha për Al Jazeera se autokolona ishte në shënjestër teksa rreth 150 civilë po kalonin nëpër rrugën Salah Aldin në lagjen Al-Zeytoun.

Al-Buzm tha se pavarësisht thirrjeve izraelite për të gjetur strehim në rajonin jugor të Gazës, bombardimet ende dëgjohen në të gjithë enklavën e bllokuar.

Më herët, Izraeli paralajmëroi palestinezët në pjesën veriore të Gazës që të lëvizin në jug “brenda 24 orëve”.

Në një përshkallëzim dramatik të tensioneve në Lindjen e Mesme, forcat izraelite nisën një fushatë të pandërprerë dhe të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, në përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi të shtunën e kaluar kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksa-së” kundër Izraelit, një sulm i papritur shumë-dimensional, përfshirë një breshëri lëshimesh të raketave dhe infiltrimesh në Izrael përmes tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se operacioni ishte në hakmarrje për sulmin ndaj xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Më pas, ushtria izraelite nisi operacion kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigjja e Izraelit është shtrirë në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në zonën që është përfshirë nga rrethimi që nga viti 2007.

Related posts

Biden-Erdogan bisedë telefonike mbi konfliktin në Gazë

RTI

Tubime në Mal të Zi në mbështetje të serbëve në Kosovë

admin

Kurti takon Scholzin, flasin për dialogun dhe planin franko-gjerman

rezart morina