RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministria e Drejtësisë shpall konkurs për 100 pozita të lira për noter në të gjithë vendin

ministria-e-drejtesise-shpall-konkurs-per-100-pozita-te-lira-per-noter-ne-te-gjithe-vendin

Ministria e Drejtësisë (MD) ka shpallur konkurs publik për 100 pozita të lira për noter në të gjithë territorin e Kosovës.

Afati për dorëzimin e dokumentacionit për aplikim fillon nga sot (3 mars) deri më datën 17 mars.

Në njoftimin e ministrisë bëhet e ditur se dokumentacioni për aplikim mund të dorzohet çdo ditë pune, në ministrinë e Drejtësisë.

“Dokumentacioni për aplikim dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë (ish–Ndërtesa e Rilindjes) kati përdhesë, Arkivi i Ministrisë së Drejtësisë, Prishtinë, Republika e Kosovës, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në ora 16:00”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Related posts

Vendi po përballet me “luftë hibride” të emigrimit të jashtëligjshëm, Polonia do të ndërtojë mure mbrojtëse në kufirin lindor

admin

Një muaj paraburgim ndaj pjesëtarit të MUP-it i dyshuar për krime lufte në Kaçanik

Irfan Jahiu

Presidenti kolumbian i përshkruan sulmet ajrore izraelite si praktika naziste

admin