RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Jashtme: Shqipëria mbështet aksionin amerikan kundër Maduros

ministria-e-jashtme:-shqiperia-mbeshtet-aksionin-amerikan-kunder-maduros

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali në një reagim të fundit në rrjetin social X, ka deklaruar mbështetjen e Shqipërisë “përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.”

“Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale”, thekson Spiropali.

Ministrja shtoi se “si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.”

Postimi i Spiropalit në X:

Shqipëria qëndron pa mëdyshje përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit të SHBA-së në veprimet e tyre vendimtare kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Ne mbështesim lidershipin e fortë të Sekretarit të Shtetit Rubio në përballjen me autoritarizmin, korrupsionin dhe rrjetet kriminale transnacionale.

Populli venezuelian ka një të drejtë të pamohueshme për liri, demokraci dhe sundim të ligjit dhe bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të heshtë përballë shtypjes dhe frikës.

Si një aleat i palëkundur i SHBA-së dhe anëtar i NATO-s, Shqipëria qëndron krah për krah me lidershipin amerikan në mbrojtje të parimeve demokratike dhe sigurisë globale.

Related posts

Anijet e Kinës hyjnë në ujërat territoriale të Japonisë

admin

Presidentja Osmani uron besimtarët për Fitër Bajram: Solidariteti ndërnjerëzor, trashëgimia jonë e çmuar

admin

KFOR-i ka nisur hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë drogë

Muhamet Ramadani