Forcat izraelite vranë edhe tre palestinezë të tjerë gjatë 24 orëve të fundit në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e të vrarëve nga gjenocidi i Izraelit që nga tetori i vitit 2023 në 73.329, njoftoi Ministria e Shëndetësisë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë, ministria tha se spitalet në enklavë pranuan tre trupa, përfshirë dy persona të vrarë nga zjarri izraelit dhe një të tretë që vdiq nga plagët e mëparshme.
Ministria tha se 12 persona të plagosur gjithashtu u transferuan në spitale gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të plagosurve në 174.009.
Pavarësisht një armëpushimi që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, ushtria izraelite ka vazhduar sulmet e saj të përditshme në Gaza, duke vrarë të paktën 1.203 palestinezë dhe duke plagosur 3.900 të tjerë.
Marrëveshja e armëpushimit u arrit pas dy vitesh të gjenocidit të nisur nga Izraeli më 8 tetor 2023, i cili ka shkaktuar shkatërrime të gjera duke prekur 90 për qind të infrastrukturës civile, ndërsa kostot e rindërtimit vlerësohen nga OKB-ja në rreth 70 miliardë dollarë.

