RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 350 mijë të sëmurë kronikë në Rripin e Gazës kanë mbetur pa ilaçe

ministria-e-shendetesise-ne-gaza:-350-mije-te-semure-kronike-ne-rripin-e-gazes-kane-mbetur-pa-ilace

Në Rripin e Gazës ku Izraeli vazhdon sulmin dhe bllokadën e tij, 350 mijë të sëmurë kronikë nuk mund të marrin ilaçet e tyre, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Qudra, bëri një deklaratë lidhur me çështjen, ku ai deklaroi se “Në Rripin e Gazës 350 mijë të sëmurë kronikë kanë mbetur pa ilaçe”.

Duke paralajmëruar për komplikimet shëndetësore të rrezikshme me të cilat përballen këto të sëmurë, Al-Qudra i bëri thirrje institucioneve ndërkombëtare për “sigurimin urgjent të ilaçeve për të sëmurët kronikë”.

Gjithashtu Al-Qudra njoftoi se “ka mbaruar gazi i oksidit të azotit që përdoret në sallat e operacionit dhe se ka mungesë serioze të gazrave të tjerë mjekësor”.

Institucionet shëndetësore palestineze dhe ndërkombëtare, kanë paralajmëruar shumë herë se sektori shëndetësor në Rripin e Gazës do të rrënohet si pasojë e sulmeve të Izraelit që vazhdojnë që nga 7 tetori e deri më tani.

Related posts

Ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama aderon në PDK

admin

Bujqësia dhe turizmi në rrezik nga thatësira në Francë

admin

Kryeministri Rama merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

Muhamet Ramadani