RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: 70% e palestinezëve të vrarë janë gra dhe fëmijë

ministria-e-shendetesise-ne-gaza:-70%-e-palestinezeve-te-vrare-jane-gra-dhe-femije

Rreth 18,800 palestinezë – 70% e të cilëve ishin gra dhe fëmijë – kanë vdekur në Gaza midis 7 tetorit dhe 15 dhjetorit, sipas një deklarate nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah.

Më shumë se 300 punonjës të sektorit shëndetësor, 86 gazetarë, 135 punonjës të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punët për Refugjatët Palestinë në Lindjen e Afërt dhe rreth 35 ekuipazhe të mbrojtjes civile janë përfshirë në numrin e të vdekurve, shkruan CNN.

Ministria shtoi se më shumë se 51,100 njerëz janë raportuar të plagosur, me dhjetëra njerëz të tjerë të pagjetur.

Vetëm 8 nga 36 spitale janë pjesërisht funksionale në enklavë.

Që nga java e kaluar, Forcat Mbrojtëse të Izraelit deklaruan se kishin goditur mbi 22,000 objektiva në Gaza që prej 7 tetorit. /abcnews

Related posts

​OBSH paralajmëron çrregullim mendor tek rreth 10 milionë njerëz

admin

Rusia do t’i konsiderojë anijet drejt porteve ukrainase si ‘transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake’

admin

Biden: Ukraina nuk mund të anëtarësohet në NATO para përfundimit të luftës

admin