RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës përfundon sot

ministria-e-shendetesise-njofton-se-vendimi-per-kufizimin-e-orarit-te-punes-perfundon-sot

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka përfunduar sot vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta.

Në njoftimin e Ministrisë, thuhet se java e ardhshme do të karakterizohet me temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.

Derisa, Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024.

Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.
Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Related posts

Serbia është duke lobuar kundër, OKB me projektrezolutë për gjenocidin në Srebrenicë

admin

Vuçiq: Ditë e vështirë për serbët dhe Serbinë

admin

Iz’raeli vret 61 pa’lestinezë të tjerë, numri total kalon 38.400

admin