RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vuçiq: Ditë e vështirë për serbët dhe Serbinë

vuciq:-dite-e-veshtire-per-serbet-dhe-serbine

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar popullit të tij me një video-mesazh përmes Instagramit, ku ka folur shkurt për ditën e sotme, e enjte, ku pati takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me përfaqësuesit e lartë të BE-së.

Ai tha se ishte një ditë e vështirë për të, serbët dhe Serbinë.

“Ditë e vështirë është pas nesh, e vështirë për të gjithë qytetarët e Serbisë, për të gjithë vendin. S’mund të them se shkoi mirë, por përmbahem nga të gjitha komentet, pasi shpresoj dhe besoj se është e mundur që me ndonjë çudi të arrihet një marrëveshje kompromisi në ditët që janë para nesh. Do të vazhdoj të luftoj për paqe dhe stabilitet. Brenda 48 orëve do t’ua jap të gjitha faktet”, ka thënë Vuçiq.

Mediat serbe kanë njoftuar se ai do të mbajë një fjalim të premten, pasi të kthehet në Beograd nga Brukseli.

Për të dielën, ka ftuar në takim përfaqësuesit serb të Kosovës. Mediat serbe kanë shkruar se ai nuk do të ketë lajme të mira për ta.

Ndërkohë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, pas takimit që pati të enjten me dy liderët, tha se nuk është arritur asnjë marrëveshje, porse nuk do të dorëzohet.

Related posts

Al Thani dhe Sisi diskutojnë përpjekjet e ndërmjetësimit për armëpushim në Gaza

rezart morina

Kurti dhe Tërnava vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës

rezart morina

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës ndriçohet me flamurin e Turqisë

admin