RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministria e Shëndetësisë porosit qytetarët: Uji para përdorimit patjetër të vlohe

ministria-e-shendetesise-porosit-qytetaret:-uji-para-perdorimit-patjeter-te-vlohe

Ministria e Shëndetësisë, së bashku me Institutin e Shëndetit Publik vazhdojnë të apelojnë për kujdes të shtuar gjatë konsumimit të ujit të pijes, duke theksuar se uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
Sipas MSh-së, kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Komunikata e plotë:

QYTETARË TË NDERUAR, VLONI UJIN!

Ju lutemi për kujdes të shtuar!

🔵 Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

▶ Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështërsuar dukshëm.

🇽🇰 Qeveria e Republikës së Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.

Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes.

Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve.

🔴 Duke pasur parasysh se janë regjistruar vlera të shtuara të turbullirës në shumë burime, si pasojë ka vështirësi në trajtim të ujit në zonat me të dhënat e përditësuara (22 Janar 2023):

📌 KRU “Prishtina”- Rajoni Prishtinë: Fabrika në Shkabaj mbetet jashtë funksionit.

Për shkak që ITU Shkabaj është jashtë funksionit, Fushë Kosova, Obiliqi, Zona Industriale dhe lagjja Kalabria, do të kenë reduktime të furnizimit me ujë.

Reduktime të ujit do të ketë edhe në disa zona të Prishtinës.

Rekomadohet që uji para përdorimit të vlohet.

Fabrika në Drenas ka startuar mbrëmë me trajtimin e ujit me kapacitet të zvogëluar.

Pikat e larta në Drenas që nuk janë furnizuar me ujë, furnizohen nga autoboti.

Rekomadohet që uji para përdorimit të vlohet.

Për shkak të uljes së kapacitetit prodhues janë duke u zbatuar restriksione në tërê zonat e shërbimit të KRU-Prishtina.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e IKSHPK janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

📌 KRU “Mitrovica”- Rajoni Mitrovicë: Fabrikat në Shipol- Mitrovicë dhe në Balicë- Vushtrrisë kanë startuar trajtimin e ujit.

Në mostrat e grumbulluara, analizat laboratorike fiziko-kimike janë brenda standardeve, klori rezidual është në vlerat 0.1 deri 0.3mg /L.

Rekomadohet që uji para përdorimit të vlohet.

Për shkak të vërshimeve uji i puseve nuk është i sigurt dhe duhet patjetër të vlohet para përdorimit.

📌 KRU “Hidrodrini”- Rajoni i Pejës: burimin Drini i Bardhë –Radavc dhe burimi Shkozë, Junik.

Turbullira vazhdon me qenë prezente në burimet Burimi Drini i Bardhe-Radavc dhe burimi Shkozë-Junik.

Ndërsa për shkak të vërshimeve dhe prurjeve në burime, është ndërprerë furnizimi me ujë nga burimi Jarinë – Klinë dhe tani furnizimi bëhet vetëm nga fabrika e ujit në Klinë.

Burimi i Istogut paraqitet akoma me turbullirë, nuk rekomandohet për pije dhe dhe para përdorimit duhet të vlohet.

Të gjitha mostrat e testuara në laboratorët e QRSHP – Pejë janë brenda standardeve për ujë të pijshëm sipas Udhëzimit Administrativ Nr.10/21 për cilësi dhe konsum human.

📌 KRU “Gjakovë”- Rajoni i Gjakovës: burimi në Demjan, Gërqinë dhe Rekë.

Në zonat e furnizimit nga KRU”Gjakova” gjendja e cilësisë së ujit të pijes është e qetë, të gjitha mostrat e analizuara janë brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.

Në zonat e furnizimit nga burimet në Demjan, Gërqinë dhe Rekë ende ka turbullirë dhe uji nuk rekomandohet për pije dhe dhe para përdorimit duhet të vlohet.

📌 KRU “Bifurkacioni”- Rajoni Ferizaj: fabrika në Pleshinë dhe sistemi në Kaçanik.

Te gjitha mostrat e ujit të cilat janë marrë dje dhe sot në Ferizaj dhe Kaçanik janë brenda standardeve për ujin e pijes.

📌 Uji në rrjetet shpërndarëse është normalizuar dhe është brenda standardeve të parapara për ujë të pijshëm.

ℹ IKSHPK/Qendra e ujit rekomandon dhe apelon qytetarët që:

▶ Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.

Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.

ℹ IKSHPK / Qendra e Ujit rekomandon të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) me qëllim të stabilizimit të furnizimit:

• Përcjellja e vlerave të turbullirës dhe kujdes i shtuar në procesin e trajtimit

• Kujdes i shtuar në procesin e dezinfektimit

• Mbrojtje të stabilimenteve dhe të burimeve

• Sanimin e gjendjes aktuale në rast të defekteve teknike

• Riparimi dhe debllokimi i pusetave

• Sanimi i dëmtimeve ne rrjetin shpërndarës

Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

🔵 Ekipet e Institutit Kombëtar janë në gjendje gatishmërie dhe vazhdojnë me monitorim të rregullt dhe në dispozicion me të gjitha kapacitetet për të ruajtur situatën stabile dhe për çdo përkeqësim të situates epidemiologjike do të informoheni në kohë reale.

Related posts

Bideni pas thirrjeve për tërheqje nga gara: Po kandidoj dhe do të fitoj – VIDEO

rezart morina

Spanjollët pr’otestuan në Madrid në mbështetje të Pa’lestinës

RTI

Nga 2012-a u shpenzuan afro 120 milionë euro për rrymën në veri

admin