RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministrja Haxhiu suspendon përmbaruesin Ilir Mulhaxha

ministrja-haxhiu-suspendon-permbaruesin-ilir-mulhaxha

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhi, ka thënë se në kuadër të kompetencave ligjore kamarrë vendim për suspendimin e përmbaruesit privat Ilir Mulhaxhau ka suspenduar përmbaruesin privat, Ilir Mulhaxha.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ky vendim është marrë pas kërkesës së AKP-së për inicimin e procedurës disiplinore ndaj permbaruesit privat, mbi bazën e shkeljeve ligjore të pretenduara”.

“Andaj, për t’u siguruar që procedura disiplinore zhvillohet pa pengesa dhe pa asnjë ndikim, kam marrë vendim siç përcaktohet në dispozitiv”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të tolerojmë që mbi kurrizin e interesit të përgjithshëm të realizohen interesa të kundërligjshme personale”, ka shkruar ministrja.

Përmbaruesi Mulhaxha ishte suspenduar edhe më 06.12. 2022, nga po e njëjta ministri.

Ndryeshe 30 nëntor, propozimi për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, është proceduar në Komisionin Disiplinor në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, kishte theksuar se “Në bazë të kompetencave ligjore, sapo nënshkrova Vendimin për suspendimin e përmbaruesit privat që deri pasnesër do ta përmbaronte një borxh mbi 6 milionë euro (të llogaritur gabimisht) të Telekomit”.

Më 29 nëntor 2022, Departamenti për Profesione të Lira në MD ka pranuar nga Telekomi i Kosovës SH.A. në cilësinë e palës debitore, propozimin për inicimin e procedurës disiplinore ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, i emëruar për Territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë lidhur me lëndën përmbarimore.

Related posts

Nxirret në sipërfaqe vetura me targa të Kosovës, konfirmohen 2 trupa njerëzish brenda

admin

Ushtria izraelite fillon sulmin tokësor ndaj rajonit Rafah

RTI

E tmerrshme/ Ky është vendi që ka tërhequr bukët nga tregu pasi janë gjetur copa minjsh

admin