RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​MINT: Shfuqizohen 15 certifikata të bizneseve të cilat kishin përmbajtje antikushtetuese

​mint:-shfuqizohen-15-certifikata-te-bizneseve-te-cilat-kishin-permbajtje-antikushtetuese

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka thënë se janë shfuqizuar 15 certifikata të regjistrimit të bizneseve në të cilat kishte përmbajtje antikushtetuese.

Sipas ministrisë, Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës e ka bërë shfuqizimin pas shqyrtimit të listës së 48 bizneseve me përmbajtje antikushtetuese.

Në njoftim është publikuar lista me këto shoqëri tregtare, që sipas ministrisë, kanë dorëzuar për regjistrim dokumentacion që cenon Republikën e Kosovës.

Në këtë listë janë: BOMEK SH.P.K.; LENSIA SH.P.K. (me emërtim te vjetër EPOXY SB- BODEN L.L.C.); MAP SH.P.K.; MTS D.O.O.; NDERTIMI FI 6285 92 SH.A.; THE BUSINESS CLUB L.L.C.; LIRIAN CARS L.L.C.; BUS SOFTËARE SH.P.K.; GLOBOSOS SH.P.K.; AGENCY S&E SH.P.K.; DEVOLLI GROUP SH.P.K.; VITALAND L.L.C.; BEYOND SH.P.K.; ELBA PARTNERS L.L.C; PITE KATUNI SH.P.K.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se “këto 15 shoqëri tregtare, në dokumentacionin e pronarëve apo përfaqësuesve të autorizuar, kanë përmbajtje antikushtetuese si në vijim: “Pec, Republika Srbija“; “Pec, SRB“; “Gnjilane, Srbija”; “Pristina, Srbija”; “Djakovica, Republika Srbija”; “Kosovska Mitrovica, Republika Srbija” etj”.

Related posts

I vihet zjarri një dyqani të rrobave në Zveçan, pronarja dyshon se i është bërë qëllimshëm

RTI

Vuçiq me Dodikun: Do të organizohet një takim i të gjitha “autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe RS-së

admin

Turqia zotohet të përdorë “të gjitha mjetet në dispozicion” për të ndaluar sulmet e Izraelit në Gaza dhe Kuds

rezart morina