RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Miodrag Lekiç caktohet mandatar për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi

miodrag-lekic-caktohet-mandatar-per-formimin-e-qeverise-se-re-ne-malin-e-zi

Miodrag Lekiç është caktuar nga Kuvendi i Malit të Zi si mandatar për formimin e qeverisë së re në këtë shtet.

Kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviç në seancë njoftoi se presidenti Milo Gjukanoviç nuk ka propozuar përfaqësues, ndaj dhe janë plotësuar kushtet nga neni 7 i ndryshimeve në Ligjin për Presidentin dhe Miodrag Lekiç do të jetë përfaqësuesi për formimin e qeverisë me firmën e 41 deputetëve, shkruan Vijesti.

Lekiç ka falënderuar për besimin e konfirmuar, i cili siç ka thënë ai është shprehur me disa akte të mazhorancës.

Ai u bëri thirrje kolegëve të tij që të jenë në lartësinë e detyrës dhe të gjejnë një balancë mes interesave legjitime partiake dhe qëllimit të përgjithshëm.

 

Related posts

Akuzat për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Izraeli zotohet se do t’u përgjigjet

admin

Izraeli sulmon Gazën nga ajri, deti dhe toka, pasi Hamasi njofton tërheqjen nga bisedimet e armëpushimit

RTI

Një restorant në Paris akuzohet për ndarjen e klientëve sipas ngjyrës së lëkurës

admin