RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Miratohet marrëveshja me Turqinë, përfshihet shkëmbimi i inteligjencës ushtarake

miratohet-marreveshja-me-turqine,-perfshihet-shkembimi-i-inteligjences-ushtarake

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës është bërë miratimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

Kjo marrëveshje, sipas kryeministrit të vendit, Albin Kurti është bërë mbi bazën e objektivave dhe të planifikimeve strategjike për bashkëpunim me shtetet aleate.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në fjalën e tij, ka njoftuar se kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në disa fusha, ku mes tjerash theksoi shkëmbimin e inteligjencës ushtarake.

“Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në këto fusha: stërvitje dhe edukim ushtarak, industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, dhe operacione paqeruajtëse e humanitare”, u shpreh ai.

Related posts

Inspektorati Farmaceutik realizoi 635 inspektime, shqiptoi 114 gjoba

admin

Ukraina do të pranojë pajisje të reja të mbrojtjes ajrore nga aleatët perëndimorë

Muhamet Ramadani

Përfundojnë takimet në Bruksel – Bislimi e Petkoviq nuk u ballafaquan

admin