RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Siri, varrosen trupat e viktimave nga tërmetet

siri,-varrosen-trupat-e-viktimave-nga-termetet

Vazhdon varrosja e trupave që humbën jetën në arkun Afrin në Siri, i cili u godit rëndë nga tërmetet me epiqendër Kahramanmaraş, raporton Anadolu.

Vendbanimi Jinderes në Afrin, i cili u pastrua nga terrorizmi me Operacionin “Dega e Ullirit” në Siri, u bë një nga vendbanimet më të prekura nga tërmetet që ndodhën më 6 shkurt.

Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA-së nga burimet e Mbrojtjes Civile, të njohura si “Helmetat e Bardha”, deri më tani në këtë vendbanim kanë humbur jetën 580 persona.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit akoma vazhdojnë, ndërsa shumë shtëpi u shkatërruan nga tërmetet dhe u dëmtuan qindra të tjera.

Pas përfundimit të identifikimit të njerëzve që humbën jetën në fatkeqësi, trupat e tyre varrosen në varrezat në lindje të qytetit.

Rajonet në veri dhe veriperëndim të Sirisë u prekën nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë, epiqendra e të cilëve ishte në Kahramanmaraş, Turqi.

Njoftohet se të paktën 3.162 persona humbën jetën dhe 5.235 të tjerë u plagosën nga tërmetet në provinca të ndryshme të Sirisë.

Related posts

UNICEF: Mbi 100 mijë fëmijë mund të jenë prekur nga tërmeti në Marok

rezart morina

“Pa integritet, hipokrite, po hap Kutinë e Pandorës”/ Deputetja serbe përplaset me raportuesen për Kosovën në KiE. Kryesuesi i seancës i tërheq vërejtjen

admin

Policët e Kosovës pritet të pajisen me kamera për trup

admin