Është një ndër ushqimet më të vjetra të cilat janë gatuar
Përbërësit:
mish pule,
mjaltë,
miell gruri,
yndyrë,
verë e bardhë,
hudhër,
zhumbricë.
Receta për mish pule në salcë:
Gjoksit të pulës i qitet pak kripë dhe fërkohet mirë me mjaltë.
E lini të qëndrojë dy orë derisa të ftohet.
Rrotullohet në miell gruri dhe fërgohet në yndyrë derisa të marrë ngjyrë të verdhë ari.
Në enën ku është fërguar qitni verën e bardhë, hudhrën dhe pak zhumbricë.
Salcën e këtillë ia qitni sipër mishit dhe pastaj e shërbeni, transmeton Telegrafi.
The post Mish i shijshëm pule në salcë vere të bardhë! appeared first on Telegrafi.