RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Misioni i SHBA-së i paralajmëron shtetasit në Arabinë Saudite për rreziqe sigurie mes sulmeve të Huthive

misioni-i-shba-se-i-paralajmeron-shtetasit-ne-arabine-saudite-per-rreziqe-sigurie-mes-sulmeve-te-huthive

Misioni i SHBA-së në Arabinë Saudite lëshoi të mërkurën një alarm sigurie, duke u bërë thirrje amerikanëve të tregojnë vigjilencë të shtuar për shkak të luftimeve dhe kërcënimeve të Huthive ndaj aeroporteve dhe hapësirës ajrore në mbretëri, transmeton Anadolu.

“Huthit kanë ndërmarrë veprime armiqësore kundër Arabisë Saudite, përfshirë edhe ndaj aeroporteve civile, dhe konflikti ushtarak ka potencial të përshkallëzohet”, thuhet në njoftim.

Misioni paralajmëroi për anulime të mundshme të fluturimeve, mbyllje të hapësirës ajrore dhe pengesa të tjera në udhëtime, duke u këshilluar udhëtarëve të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre pranë kompanive ajrore dhe aeroporteve.

Misioni u këshilloi gjithashtu shtetasve amerikanë të mos udhëtojnë pranë kufirit me Jemenin dhe të ndjekin njoftimet e lëshuara nga Mbrojtja Civile e Arabisë Saudite.

Punonjësve të qeverisë amerikane në Arabinë Saudite u ndalohet të udhëtojnë brenda një distance prej 20 miljesh (32 kilometra) nga kufiri me Jemenin dhe u kërkohet autorizim i posaçëm për të udhëtuar në provincat Xhizan, Asir dhe Naxhran, si dhe në qytetet Qatif, Janbu dhe Taif, thuhet në njoftim.

Misioni u bëri thirrje amerikanëve të jenë të vëmendshëm ndaj rrethinës, të shmangin demonstratat dhe grumbullimet e mëdha, të ndjekin mediat dhe të zbatojnë udhëzimet e autoriteteve saudite.

Alarmi u lëshua një ditë pasi Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Arabinë Saudite paralajmëroi shtetasit britanikë se mbretëria vazhdon të përballet me sulme me raketa dhe dronë që shënjestrojnë “qytetet, aeroportet, objektet ushtarake dhe infrastrukturën energjetike”.

Ambasada britanike u bëri thirrje shtetasve të saj të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të regjistrohen për të marrë njoftimet e Zyrës së Jashtme britanike për udhëtimet.

Paralajmërimet vijnë në një kohë të përshkallëzimit të tensioneve mes Huthive të Jemenit dhe koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, ndërsa Huthit kanë marrë përgjegjësinë për sulme ndaj aeroporteve dhe objekteve ushtarake në mbretëri ditët e fundit.

Related posts

Aksion i Policisë në Leposaviq, shkatërrohet një laborator droge e arrestohet një person

admin

Çerdhet publike nga sot në grevë

admin

Blinken: Shumë vende mund të ndihmojnë në administrimin e Gazës pas luftës

admin