RTV AHIRETI
Shëndetësi

Misri, një burim mineralesh dhe antioksiduesish

misri,-nje-burim-mineralesh-dhe-antioksiduesish

Misri, një produkt me shumë vlera që mund ta përdorni në gjitha vaktet e ditës suaj, pasi ka një përmbajtje të lartë në karbohidrate dhe shumë fibra, njësoj si buka ose ndryshe si gruri.

Shikoni se sa shumë vlera përmban
1) Është një burim i pasur i vitaminave A, B, E, thiamine dhe niasin, acid pantotenik dhe është burim shumë i mirë i mikroelementeve dhe ka një përmbajtje shumë të lartë në fibra!

2) Misri gjithashtu siguron një pjesë të madhe të vlerave ditore në acid folik, një vitaminë shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.

3) Gjithashtu misri përmban një vlerë shumë të lartë antioksiduesish duke ndihmuar
-në sëmundjet tumorale
– në parandalimin e Alzheimer,
– ndihmon në uljen e inflamacionit (edeme)
– dhe përmban Beta-Criptoksanthin, një substancë që hynë në familjen e karotenoideve dhe është një antioksidues shumë i fuqishëm, i cili na mbron nga tumori i mushkërive, por jo vetëm
– përmban lutein dhe zeaksanthin, dy substanca që mbrojnë syrin nga degjenerimi makular, shkaku kryesor i humbjes së vizionit tek të moshuarit.

Related posts

Frutat më të shëndetshëm për t’i ngrënë këtë vjeshtë

admin

Një gotë qumësht në ditë ofron veti të shumta për shëndetin

admin

Përfitimet e xhenxhefilit për stomakun, mëlçinë dhe zemrën

Muhamet Ramadani