RTV AHIRETI
Shëndetësi

Miti që keni besuar nuk ekziston më, i vetmi ushqim që nuk duhet të konsumoni në darkë

miti-qe-keni-besuar-nuk-ekziston-me,-i-vetmi-ushqim-qe-nuk-duhet-te-konsumoni-ne-darke

Nëse je akoma me teorinë e vjetër, që pretendon se pas perëndimit të diellit, të gjitha ushqimet nuk kanë limit, atëherë është koha ta sqarosh këtë keqkuptim.

Në fakt, asnjë ekspert shëndeti nuk të këshillon të mbushësh barkun me çdo lloj ushqimi para se të flesh, por nuk është turp të kesh një gjellë të shëndetshme për darkë, të lehtë, që të të mbajë të ngopur dërisa të flesh. Por ka një ushqim që nutricionistët të këshillojnë ta shmangësh në darkë. Jo vetëm sepse nuk të lejon të bësh gjumë të qetë, por edhe sepse shton sasinë e sheqerit në trup, e cila, siç dihet, është pengesë e gjumit të mirë.

Drithëra me sheqer

Është koha të ndajmë një fakt nga fiksimi kur bëhet fjalë për drithërat. Një tas i mbushur plot me drithëra dhe me qumësht para se të flesh nuk është zgjidhje e keqe, por jo shumë e rekomanduar për darkën. Por sidomos nëse drithërat janë me ëmbëltues — që shumica prej tyre janë (ngjyrosës, shurup apo çdo lloj tjetër ëmbëltuesi). Sheqeri mund të të ngacmojë gjatë natës, të rritë presionin e gjakut.

Lajm i mirë është se të gjitha drithërat nuk janë jashtë kufijve. Kontrollo etiketat me kujdes dhe zgjidh markat që përmbajnë drithëra të plota, pa sheqer dhe me shumë fibra. Një filxhan drithëra është i mirë, por një tas para gjumit nuk do të të ndihmojë të ndihesh e qetë para gjumit.

Një alternativë më e mirë kosi grek

Një zgjedhje e mençur për darkën (pas orës 8) është kosi grek. Përmban proteina, ka pak yndyrë, por është mjaft i lehtë për të mos rënduar stomakun. Një filxhan kos grek me boronica është një zgjidhje e shëndetshme.

Related posts

Shikoni pëllëmbën e dorës dhe do të kuptoni shpejt nëse vuani nga ky problem shëndetësor

admin

Sa i nevojshëm është gjumi për adoleshentët

admin

6 shenja që tregojnë se keni infeksion të veshit

admin6