RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjendet i vdekur njeriu që udhëhoqi prodhimin e raketave tajvaneze

gjendet-i-vdekur-njeriu-qe-udhehoqi-prodhimin-e-raketave-tajvaneze

Ou Yang Li-hsing, zëvendës shefi i kërkimit dhe zhvillimit në Ministrinë e Mbrojtjes së Tajvanit, u gjet i vdekur në një hotel në Pingtung, në jug të Tajvanit, shkruan Reuters.

Ou Yang, i cili ishte përgjegjës për projekte të ndryshme të prodhimit të raketave, ishte në një udhëtim pune në Pingtung.

Ai ishte nënkryetari i Institutit Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë Chung-Shan, i cili është në pronësi të ushtrisë. Ishte 57 vjeç.

Shkaku i vdekjes së tij nuk dihet dhe autoritetet po hetojnë rrethanat, raportoi Agjencia Qendrore e Lajmeve.

Ky institucion tashmë po punon për të rritur ndjeshëm kapacitetin vjetor të prodhimit të raketave me më shumë se dyfish, në afër 500 raketa këtë vit. Arsyeja pse ishulli po rrit fuqinë e tij luftarake është kërcënimi ushtarak në rritje nga Kina.

Tensionet me Kinën janë rritur veçanërisht në ditët e fundit pasi kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, vizitoi kryeqytetin tajvanez. Pas kësaj u organizuan stërvitje ushtarake në hapësirën ajrore dhe ujore të Tajvanit nga Kina.

Related posts

“Putini s’ka për t’u dorëzuar”- Armët e SHBA-së po shkojnë në Ukrainë, por forcat ruse kanë marrë “vrull”

admin

SHBA-ja dërgon përforcime në bazat e saj në Siri

admin

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ditë zie për viktimat Turqi-Siri

rezart morina