RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mitrovica dhe Vushtrria, komunat me më së shumti raste sociale

mitrovica-dhe-vushtrria,-komunat-me-me-se-shumti-raste-sociale

Rreth 25 mijë familje me mbi 100 mijë anëtarë, kanë qenë përfitues të ndihmë sociale gjatë vitit 2022. Numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale gjatë vitit 2022, ka lëvizur nga muaji në muaj. Në janar të vitit 2022 numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale kanë qenë 25.933 familje . Ndërsa në nëntor të po këtij viti, numri i familjeve me asistencë sociale ka rënë paksa në 23 mijë e 100 familje, të cilat kanë qenë përfituese të ndihmës sociale.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale gjatë muajit shkurt kanë qenë 25.811 familje përfitues të ndihmës sociale. Në mars kanë qenë 25.736 familje, prill 25.737 familje, maj 25.482 familje, qershor 25.444 familje, korrik 25.088, gusht 24.627, shtator 24.169 dhe tetor 23.661 familje, kanë qenë përfitues të ndihmës sociale.

Ndërkaq Komuna që prin me numrin më të madh të familjeve me asistencë sociale është Mitrovica me 2 mijë e 157 familje me asistencë sociale dhe 8.801 anëtarë. Pasuar nga Vushtrria me 1 mijë e 297 familje me 5.640 anëtarë. Pastaj renditen Komuna e Lipjanit me 1.230 familje me asistencë sociale dhe 5 mijë e 316 anëtarë. Kryeqyteti Prishtina ka 1 mijë 220 familje me asistencë sociale, me 4 mijë e 650 anëtarë. Pastaj vjen Peja me 1.028 familje me asistencë sociale, familje këto që kanë 3 mijë e 920 anëtarë. Ndër komunat që ka numër më të madh të familjeve me asistencë sociale është dhe Gjakova, e cila ka 1 mijë e 064 familje me 4.262 anëtarë dhe Drenasi me 1 mijë e 026 familje apo 4.488 anëtarë.

Ndryshe skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare, familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj.

Ndërkaq shuma e ndihmës sociale përcaktohet sipas kritereve si në vijim: për anëtarin e parë të familjes përcaktohet vlera prej 70 euro. Për anëtarin e dytë përcaktohet vlera prej 20 euro. Për çdo anëtar tjetër te familjes, përcaktohet vlera prej 10 euro dhe për çdo anëtar fëmijë nën 18 vjeç të familjes, përcaktohet shtesa prej 10 euro.

Pa marrë parasysh numrin e anëtarëve të familjes dhe fëmijëve, shuma mujore që një familje mund të përfitojë me se shumti nga skema e ndihmës sociale është 250 euro.

Related posts

Greqia e gatshme të vlerësojë atmosferën pozitive aktuale me Turqinë

rezart morina

Kryediplomati grek vjen nesër në Kosovë

admin

Mickoski: S’i votojmë ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet e reja rrugëdalja e vetme

admin