RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqia e gatshme të vlerësojë atmosferën pozitive aktuale me Turqinë

greqia-e-gatshme-te-vleresoje-atmosferen-pozitive-aktuale-me-turqine

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Gerapetritis njoftoi se vendi i tij është i gatshëm për dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe të vlerësojë atmosferën pozitive të krijuar në periudhën e fundit me Turqinë, transmeton Anadolu.

Pas ardhjes në detyrën e tij në Ministrinë e Jashtme, Gerapetritis zhvilloi vizitë në Administratën e Qipros Greke (GCA) dhe u takua me ministrin e Jashtëm të Qipros Greke, Constantinos Kombos.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Gerapetritis vuri në dukje se gjatë takimit janë diskutuar problemi i Qipros, marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimet rajonale, çështjet e Bashkimit Evropian (BE) dhe zhvillimet ndërkombëtare.

Në konferencën e përbashkët për media pas takimit, Gerapetritis deklaroi se kërkimi i një zgjidhjeje të qëndrueshme ndaj problemit të Qipros është një nga prioritetet bazë të politikës së jashtme të Greqisë.

Ai potencoi se Greqia është e gatshme të vlerësojë atmosferën pozitive të krijuar në periudhën e fundit në marrëdhëniet me Tursinë dhe të krijojë kushtet për dialog mbi bazën e ligjit ndërkombëtar detar me qëllimin për të zgjidhur mosmarrëveshjet në çështjen e shelfin kontinental dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike (ZEE).

Ndërsa Kombos tha se problemi i Qipros është një problem themelor për GCA dhe se i kushtojnë shumë rëndësi kontributit të BE-së për përfundimin e ngërçit në kërkimin e zgjidhjes dhe për të rifilluar negociatat.

Related posts

Çfarë synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

admin

Vazhdon rritja e çmimeve të produkteve bazike edhe këtë vit

admin

Arabia Saudite e quan vr’asjen e Ha’niyeh ‘shkelje flagrante’ të sovranitetit të Iranit

admin