RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mitrovica kujton të zhdukurit gjatë luftës

mitrovica-kujton-te-zhdukurit-gjate-luftes

Me aktivitete të ndryshme në qytetin e Mitrovicës janë kujtuar të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë.

104 qytetarë nga kjo komunë ende rezultojnë të zhdukur.

Në oborrin e Gjimnazit “Frang Bardhi” në këtë qytet janë vendosur 104 karrige, me 104 emrat e të zhdukurve.

Kryetari i kësaj komune, Faton Peci ka thënë se Mitrovica është ndër komunat me numrin me të madhë që ende nuk di për fatin e qytetarëve të saj.

Ai ka thënë se më e pakta që mund të bëhet është që ata të kujtohen dhe mos të lejohet harresa kolektive e sakrificës për liri.

Këshilltari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për presion ndaj Serbisë, që të hap arkivat dhe të jap informacione për të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë.

Related posts

Kolonët hebrenj dogjën shtëpitë dhe automjetet e palestinezëve në Bregun Perëndimor

admin

Trupa kurde “në gatishmëri” pranë kufirit me Iranin për të ndihmuar ushtrinë amerikane

Muhamet Ramadani

Politico: Rusia i propozoi Trumpit që të ndalojë dhënien e informacionit për Iranin nëse SHBA bën të njëjtën gjë me Ukrainën

admin