Kreu i Partisë Demokracia e Re, Kiryakos Mitsotakis u betua si kryeministër i Greqisë, transmeton Anadolu.
Mitsotakis, i cili u betua në prani të presidentes, Katerina Sakelaropulu, u bë sërish kryeministër pas një pauze njëmujore.
Gruaja, fëmijët, vëllezërit dhe motrat e Mitsotakis-it, përfshirë ish-ministren e Jashtme Dora Bakojanis, morën pjesë në ceremoninë e betimit të mbajtur në Presidencë.
Mitsotakis, i cili u bë kryeministër pas ceremonisë, mori detyrën nga kryeministri i qeverisë së përkohshme, Yannis Sarmas.
Kabineti i ri pritet të shpallet në orën 17:00 sipas kohës lokale.
Në zgjedhjet e djeshme parlamentare, Demokracia e Re e udhëhequr nga Mitsotakis mori 40.55 për qind të votave, gjegjësisht 158 deputetë në Parlamentin prej 300 vendesh.