RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mjekët pa Kufij: Gaza aktualisht po përjeton “katastrofë mjekësore”

mjeket-pa-kufij:-gaza-aktualisht-po-perjeton-“katastrofe-mjekesore”

Rripi i Gazës po përjeton një “katastrofë mjekësore”, tha zëvendëskoordinatori mjekësor organizatës Mjekët pa Kufij (MSF) në Gaza, Muhammad Abu Mugaysib.

Në një deklaratë për Anadolu, Mugaysib tha se në Rafah kanë mbetur vetëm dy spitale fushore.

“Këto spitale nuk mund të plotësojnë as mungesat dhe nevojat e njerëzve. Ajo që na nevojitet nuk janë spitale fushore, por spitale të rregullta. Spitalet fushore mund të punojnë në raste urgjente, por nuk mund të plotësojnë nevojat kryesore të njerëzve”, theksoi ai.

“Fatkeqësisht, asnjë ndihmë mjekësore nuk ka arritur në Gaza që nga fillimi i sulmeve tokësore të ushtrisë izraelite më 6 maj. Prandaj, ne po përjetojmë mungesa në shumë furnizime mjekësore”, vuri në dukje zyrtari shëndetësor.

“Nëse kalimi kufitar Rafah nuk hapet së shpejti, do të ketë një dëmtim të madh dhe kjo do të ketë ndikim të konsiderueshëm në aktivitetet mjekësore që ne kryejmë në Rripin e Gazës. Kjo vlen jo vetëm për anëtarët e MSF-së, por për të gjithë aktorët që veprojnë në rajon”, shtoi ai.

Zyrtari theksoi se sistemi shëndetësor i Gazës tashmë ishte shembur në javët e para të sulmit. Nëse situata vazhdon, ajo do të çojë në një fatkeqësi mjekësore katastrofike me pasoja që do të zgjasin me shekuj.

“Pacientët e zemrës po vdesin sepse nuk mund të marrin trajtim. Pacientët me kancer po vdesin sepse nuk ka spital të kancerit. Situata mjekësore në Gaza është vërtet kritike dhe katastrofike”, tha Mugaysib.

Ai nënvizoi se disa njerëz në veri të Gazës kanë vdekur nga uria, ndërsa fëmijë kanë humbur jetën për shkak të mungesës së ushqimit. “Nëse lufta nuk ndalet, situata do të përkeqësohet”, tha Mugaysib.

Izraeli ka vazhduar ofensivën brutale kundër Gazës, pavarësisht një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Më shumë se 35.600 palestinezë janë vrarë që atëherë, shumica dërrmuese gra dhe fëmijë, dhe mbi 79.600 të tjerë janë plagosur që nga tetori pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze, Hamas.

Më shumë se shtatë muaj që nga fillimi i luftës izraelite, zona të gjera të Gazës janë në rrënoja, krahas një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në GJND, e cila e ka urdhëruar atë të sigurojë që forcat e tij të mos kryejnë akte gjenocidi dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Related posts

Hakerët grabisin dhjetëra mijëra të dhëna ushtarake pas një sulmi kibernetik

admin

Kurti: Zgjedhjet e parakohshme e zhdukin opozitën

rezart morina

Liz Truss zgjidhet kryeministrja e re e Britanisë së Madhe

admin