RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Zgjedhjet e parakohshme e zhdukin opozitën

kurti:-zgjedhjet-e-parakohshme-e-zhdukin-opoziten

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për kërkesën e partive opozitare për zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

Ai ka thënë se këto zgjedhje nuk i konvenojnë opozitës e as Qeverisë, përcjell teve1.info

Kurti në konferencën për media të hënën ka dhënë edhe arsyet pse mendon kështu.

“Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as Qeverisë e as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet se i humbë, e Qeverisë nuk i konvenojnë se zhduket opozita. Unë jam i interesuar me mundë opozitën jo me zhdukë”, tha Kurti.

Partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, pasi sipas tyre Qeveria Kurti ka dështuar në çdo sferë dhe ka prishur Kosovën me aleatët strategjik.

AAK për këtë ka iniciuar edhe një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por i cili ende nuk është dorëzuar në Kuvend, kjo për faktin se opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Related posts

Blinken telefonon Vuçiqin

admin

Punimet në rrjet, këto zona do të mbesin pa rrymë

admin

Kuvendi i Malit të Zi debaton për rrëzimin e qeverisë

admin