Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) raportoi se njerëzit në qytetin Rafah, të cilët iu nënshtruan sulmeve intensive nga Izraeli në jug të Rripit të Gazës, u privuan nga nevojat elementare si uji, ushqimi dhe strehimi, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e bërë nga MSF, thuhet se sulmet në Gaza bënë që rreth 1.5 milionë njerëz të shkonin në Rafah.
Në deklaratë u kujtua se shumica e njerëzve në Refah janë zhvendosur shumë herë në katër muajt e fundit me ato pak sende që kishin dhe se tendat u ngritën në çdo tokë të përshtatshme, rrugë dhe zonë të hapur në Refah dhe rrethinat e tij.
“Nuk ka më hapësirë boshe në Rafah. Makinat mezi mund të kalojnë nëpër rrugët e mbipopulluara dhe madje edhe ecja mund të jetë e vështirë. Gazanët që strehohen në zonë janë privuar nga nevojat e tyre themelore, duke përfshirë ujin, ushqimin dhe strehimin. Këta njerëz u janë nënshtruar vazhdimisht urdhrave të evakuimit dhe janë detyruar nga ushtria izraelite”, thuhet në deklaratë.
Ushtria izraelite vazhdon sulmet ajrore kundër qytetit Rafah, ku u strehuan rreth 1.5 milionë njerëz.